Plagosi me thikë 26vjeçarin në Lushnje, arrestohet autori

1 Min Read

Një 25vjeçar, është arrestuar nga policia, pasi plagosi rëndë me thikë, duke e prerë në vesh një 26 vjeçar, mbrëmjen e djeshme (7 shkurt).

Sipas policisë, ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, në Lushnjë.

Policia ka vënë në pranga autorin Erbion Çrraga, 25 vjeç, banues në Stan Karbunar.

“Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 25vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në lagjen ‘Xhevdet Nepravishta’, Lushnjë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit Ardjan Ymeri, 26 vjeç, banues në Karbunarë , i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtuan të njëjtat burime.

The post Plagosi me thikë 26vjeçarin në Lushnje, arrestohet autori appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment