Pas fjalimit të Berishës, mbyllet protesta e opozitës! Kreu i PD-së niset për në Romë |

1 Min Read

Më pak se dy orë zgjati protesta kombëtare e opozitës e cila u mbajt sot para kryeministrisë.

Pas përfundimit të fjalimit të kreut të PD, qytetarët nisën të shpërndahen duke mbyllur në këtë mënyrë protestën.

Ndërsa Berisha u nis për ne aeroportin Nënë Tereza, pasi do të udhëtojë në Romë. Nga atje ai do të takohet me shqiptarët e Italisë.

Ky do të jetë edhe takimi i parë që Berisha zhvillon fizikisht me shqiptarët në diasporë, ndërsa disa ditë më parë ai udhëtoi drejt Gjermanisë ku mori pjesë në Kongresin e 37-të të CDU-së.

Share This Article
Leave a Comment