Opozita derdhet pasdite në shesh

1 Min Read

Pasditen e sotme në orën 17:00, Partia Demokratike do të mbajë protestë poshtë zyrës së Edi Ramës.

Një ditë më parë ish-kryeministri Berisha zhvilloi një takim me aleatët e Federatës së Bashkuar në selinë e PD.

Ai ftoi të gjitha forcat politike që të bashkohen në frontin opozitar për t’u përballur me atë që e quan “e keqja që kemi përpara”.

“Skenari nesër do të shpallet plotësisht se nuk duhet kundërshtari të di të gjitha, armiku të di të gjitha taktikat tona”, tha ai.

The post Opozita derdhet pasdite në shesh appeared first on Timoni.al.

Share This Article
Leave a Comment