Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur nga burgu në protestën e Opozitës.
Gjatë fjalës së tij, Meta ka deklaruar se mafja në Shqipëri, ka shtetin e saj që është qeveria Rama. Meta në nisje të fjalës së tij falënderoi të gjithë të pranishmit në protestë, duke përmendur këtu kreun e PDsë Sali Berisha dhe ishdeputetin Ervin Salianji.
“Cdo shtet ka mafjan e tij, por në Shqipëri, mafja ka shtetin e vetë. Kjo dëshmohet edhe nga ishbashkëpunëtori i Ramës, Arben Ahmetaj, i cili tregoi aferat e tij. Edhe për arsye të rrethanave ku ndodhem, do të ndalem në dy çështje. Rama iu desh 12 vite që të hidhte sytë nga bujqësia. Nuk e ndaloi atë për t’i kthyer sytë nga bujqësia. Si shpjegohet që ka rënë shumë numëri i gjedhëve në vend. Ai i ndriti me fondet e IPARDIT. Ndaj sot jemi vendi me mbështetjen më të pakët për bujqësinë,” tha Meta.
The post Meta flet në protestë nga burgu: Ahmetaj tregoi aferat e Ramës appeared first on GIJOTINA.