Bëhet e ditur se, Orges Islami, banues në Gjirokastër, u lokalizua në afërsi të zonës së quajtur “Liqeni i Thatë” në kryeqytet.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.07.2020, e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet e 8 muaj e 4 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.