“Berisha duhet të ikë në Itali”/ Mbyllet protesta e opozitës, shkon në tre numri i efektivëve të lënduar, njëri prej tyre në sy

1 Min Read

Është mbyllur protesta e opozitës, ndërsa është njoftuar se Sali Berisha do të niset drejt Italisë.

Teksa kryetari i PD-së mbante fjalimin në podium, militantët nuk nguruan të sulmonin edhe kordonin e Policisë së Shtetit me kapsolla dhe flakadanë.

Nga hedhja e tyre fillimisht u njoftua lëndimi i një efektiveje në gardhin e sigurisë që u ndihmua nga kolegët, por nuk mjaftoi me kaq. Hedhja e lëndëve të tjera piroteknike më pas, ndërsa Berisha nuk e kishte përfunduar ende fjalimin, shkaktoi dëme të tjera.

Gazetari i Report TV informon se janë plagosur edhe dy efektivë të tjerë. Në total ka 3 policë të plagosur.

Mësohet se njëri ka marrë lëndime në sy nga shpërthimet, një në dorë e një tjetër në fytyrë.

Share This Article
Leave a Comment