U sulmova nga dy persona të maskuar |

1 Min Read

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë. 29-vjeçari, Kostika Ruko u paraqit në spitalin e Korçës i plagosur.

Sipas informacioneve, Ruko ka deklaruar se dy persona të maskuar me kapuç e kanë sulmuar pranë Liceut në lagjen nr.2.

29-vjeçari ka marrë plagë në bark dhe krahë.

Grupi hetimor po bën mbledhjen e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen  e autorit/ve.

Share This Article
Leave a Comment