Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithëve për pjesëmarrje masive në protestën e ditës së nesërme. Ndërsa theksoi më tutje se çdo komb pasi dëgjon dëshmi të forta si ato të Ahmetjat që vjen nga radhët e mazhorancës, do dridhte këtë regjim për 3 ditë. Sipas tij ato janë dëshmi që qeveria nuk mundi t’i hedh poshtë dhe populli duhet të dalë në protestë që ata të mbajnë përgjegjësi.
“Çdo komb i civilizuar, në qoftë se do gjendej përpara dëshmive tronditëse që u gjetën shqiptarët tashmë jo nga goja e opozitës, por nga goja e bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë, dëshmi të cilat nuk hodhën dot poshtë asnjë prej tyre, denje prej tyre nuk u kundërshtua dot, do derdhej në rrugë dhe maksimumi për tre ditë do kishte larë duart me çdo regjim.
Kjo është e vërteta. Në qoftë se zëvendësi i kryeministrit fakton me dokumente se ai ka falimentuar linjën ajrore me avionin e tij taksi me 20 milionë euro udhëtime, aq sa kemi thënë edhe ne, por ai i tregoi me bilance kontabël, të qarta, të kompanisë. Se kur ulet me një shishe verë 33 mijë euro dhe pi 200 pensione brenda dy orësh. Se kur ble një vazo 5 milionë euro në oborr për të qetësuar sytë e tij. Kur ndërton vilën 57 metra themel të gjatë, duke pasur të deklaruar gjithsej 3800 euro e 400 mijë lekë. Kur kompanitë që ndërtojnë pallatin e gruas marrin dhjetëra tendera më pas.
Kur baxhanaku merr dhjetëra, në mos qindra milionë euro, tendera dhe ia shet shtetit kompjuterët me dhjetëfishin e asaj që i blen në treg. Kur i vëllai merr 38 mijë metër katrorë tokë edhe nga pronarët me firmën e vëllait të vet, asnjë komb i qytetëruar, as çerekun… Për një çantë, Koreja e Jugut, një nga vendet më të zhvilluara të planetit dhe vend demokratik, dhe është sot absolutisht një nga vendet më të zhvilluara, u trondit në elektroshok se Zonja e Parë doli me çantë Dior disa mijëra euro.
Kurse ky deklaron si pa gjë të keq se biletën 28 mijë euro ma blenë të tjerat”, tha ai.