Kishte dalë nga burgu i Peqinit 2 javë më parë dhe u godit me thikë në qafë, 26vjeçari bie në gjendje kome!  

1 Min Read

Kostandin Ziu, i cili u dërgua fillimisht në spitalin e Korçës dhe më pas u transferua tek Trauma në Tiranë, raportohet se ka rënë në gjendje kome. 

Ndërkohë që në vendngjarje kanë lënë një mjet me qira, që është përdorur nga autori më parë. 

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit dhe janë në pyetje dhjetëra persona që mund të kenë qenë dëshmitarë të ngjarjes. 

Lidhur me motivin e ngjarjes aktualisht nuk është përcaktuar shkaku ndërsa policia po heton në disa pista duke filluar nga një motiv banal e deri tek një konflikt i mundshëm që mund të ketë nisur në burg. Pritet që në vijim të qartësohen rrethanat e ngjarjes. 

Share This Article
Leave a Comment