“Kemi bërë avancim në raportin me Amerikën!” Grenell i përgjigjet Kurtit: Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta! Ai është dënuar nga administratat Trump e Biden, NATO e BE

2 Min Read

KOSOVA- I dërguari amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Ablin Kurti, i cili tha të enjten për mediat se marrëdhëniet nuk kanë qenë asnjëherë më mirë. Me anë të një postimi në platformën “X”, Grenell thotë se marrëdhëniet nuk kanë qenë asnjëherë më të ulëta. Sipas tij, Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Biden, NATO, BE, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj.

Deklarata e Albin Kurtit:

“Çka me bo unë. Ti e din shumë mirë se tërë jetën time kam qenë aktivist e jo analist. I kemi këto studiot që i studiojnë se çka i tha kështu e pse e këqyri ashtu. Punët kurrë ma mirë nuk i kena pas. Po blejmë helikopterë “Black Hawk” pas blerjes së  sistemit ‘Javelin‘. Grantin më të madh nga Amerika e kemi marrë gjatë mandatit tonë. Ne kemi bërë avancimin me Amerikën kur raportin me Amerikë nuk e kemi vetëm diplomatik por e kemi edhe në mbrojtje, e në zhvillim e edhe energji. Kanihere ka kritika e vërejtje, por duhet me ec përpara.”

Deklarat e Richard Grenell:

“Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj.”

Share This Article
Leave a Comment