Inceneratori i Tiranë/ SPAK jep pretencën për 8 të pandehur, kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën |

4 Min Read

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë ditën e sotme pretencën për tetë ish-zyrtarë që janë marë të pandehur dhe kanë kërkuar gjykim të shkurtuar në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorit të Tiranë.

Për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka është kërkuar dënimi me 4 vite burgim, të cilti nga gjykimi i shkurtuar i zbret në 2.8 vite burgim, si dhe dënimin plotësues me heqjen e të drejtës për të ushtruar për 5 vite funksione publike. Ai ë dënuar edhe për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit dhe aktualisht ndodhet në burg.

Pretenca e SPAK

  • Lefter Koka – 4 vite burg me gjykim të shkurtuar (2.8 vite) dhe 5 vite ndalim nga ushtrimi i funksioneve publike.
  • Bledar Karoli – 4 vite burg me gjykim të shkurtuar (2.8 vite) dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
  • Fatjon Murati – 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar (2.8 vite) dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
  • Taulant Tushe – 4 vite burg me gjykim të shkurtuar (2.8 vite) dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
  • Namik Simixhiu – 4 vite burg me gjykim të shkurtuar (2.8 vite).
  • Valbona Ballgjini – 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar (1.4 vite), i cili konvertohet në shërbim prove.
  • Sidita Kopliku – 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar (1.4 vite), i cili konvertohet në shërbim prove.
  • Jetmir Llapaj – 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar (1.4 vite), i cili konvertohet në shërbim prove.

Të pandehur për çështjen në fjalë janë marrë edhe Etleva Kondi, Alba Thoma, Pëllumb Abeshi dhe Silena Tola, të cilët kanë kërkuar zhvillimin  e procesit me procedurën e gjykimit të zakonshëm dhe gjykata ka vendosur për ta ndarjen e çështjes më vete.

12 të pandehurit akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” e kryer në bashkëpunim, sa i takon procedurës për dhënien e koncesionit për ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës.  Gjatë hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka konstatuar një sërë parregullsish gjatë procedurës së ndjekur për dhënien e koncesionit dhe po ashtu ka dyshime se ish-funksionarët publik kanë bashkëpunuar  me Klodian Zoton për të bërë gati të gjitha dokumentet për të fituar koncesionin për rehabilitimin e landfillit dhe ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës.

Në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranësn çështja është ndarë më vete edhe për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, kjo për shkak se ky i fundit akuzohet për kryerjen e veprës penale të korrupsionit. Sa i përket dy biznesmenëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ata vazhdojnë të jenë ende në kërkim.

Urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës u lëshuan në Dhjetor të vitit 2023, ndërsa më 2 Gusht, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.

Opozita i ka konsideruar hetimet e SPAK për inceneratorin si të cunguara dhe me “regji”, për sa kohë nuk merren të pandehur kryebashkiaku Erion Veliaj, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi dhe kryeministri Edi Rama.

Share This Article
Leave a Comment