Arratisja nga burgu e Daut Lazes, Gjykata e Lezhës liron tre gardianët e Shënkollit

1 Min Read

Gjin Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Mella, u njohën me masën e sigurisë në Gjykaten e Lezhës.

Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Lirim Bulica pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tre punonjësve të burgut dhe vendosi ndaj tyre masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për Gjin Ndokën dhe Mark Nikollin, ndërsa për Zhaneta Mellën u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Daut Laze u arratis nga burgu i Shënkollit në Lezhës mbrëmjen e 3 shkurtit dhe pavarësisht kontrolleve, policia nuk ka arritur të bjerë ende në gjurmët e tij, edhe pse ofroi një shpërblim 10 mijë Euro për çdo person që do të ofronte informacion.

 

 

Share This Article
Leave a Comment