Aksident i rëndë në Varshavë/ Dy tramvajë përplasen me njëritjetrin, raportohet për gjashtë të plagosur

1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në kryeqytetin polak, Varshavë, ku dy tramvaje janë përplasur në lagjen Wilanow.

Sipas raportimeve, një tramvaj ka goditur një tjetër që ishte ndalur. Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, përfshirë dy fëmijë dhe një shofer. Ata janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim.

Një zjarrfikës në vendngjarje ka konfirmuar dëmtimet dhe ka theksuar se ekspertët janë në vendin e aksidentit për të hetuar shkaqet e tij. Përfaqësuesi i shoqërisë administruese ka siguruar gjithashtu se asnjë nga drejtuesit e mjeteve nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment