Zgjedhjet/ Edhe 26 ditë afat për regjistrimin, 125 aplikime nga diaspora! Miratohen 97 mijë kërkesa

1 Min Read

Kur kanë mbetur edhe 26 ditë deri në përfundimin e afatit të regjistrimit, rreth 125 mijë emigrantë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave nga Komisioni qendror i zgjedhjeve, gati 97 mijë prej tyre u është miratuar kërkesa dhe rreth 28 mijë të tjerëve u është refuzuar për shkak të gabimeve në adresa.

Shumica e kërkesave vijojnë të jenë nga Italia, pasuar nga Greqia e Gjermania. Më pak kërkesa për regjistrim ka nga Armenia, Ukraina etj. me nga vetëm 1 aplikim.

Share This Article
Leave a Comment