Zgjedhjet e 11 majit/ Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri: Moment i rëndësishëm për demokracinë

2 Min Read

Kryetari i Prezencë së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran ka dërguar një mesazh në lidhje me Ditën Botërore të Zgjedhjeve.

Tarran shprehet se dëshirn që të risjell rëndësinë e proceseve demokratike, të drejtën themelore për të votuar dhe fuqinë e zërit të qytetarëve në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë. Ai thekson se zgjedhjet e 11 majit do të jenë një moment i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri. Tarran nënvizon që pjesëmarrja aktive në zgjedhje forcon besimin e publikut në insitucionet dhe proceset demokratike duke siguruar që çdo zë të ketë rëndësi.

“Këto zgjedhje janë historike edhe për faktin se, për herë të parë, qytetarët shqiptarë me të drejtë vote, që nuk jetojnë në Shqipëri, do të kenë mundësinë të votojnë nga jashtë vendit. Për ta ushtruar si duhet këtë të drejtë dhe për të ndihmuar në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë, i nxitim të gjithë zgjedhësit me të drejtë vote jashtë vendit të regjistrohen deri më 4 mars, 2025 sipas udhëzimeve të KQZ-së.

Vlerësojmë, në mënyrë të veçantë, rolin thelbësor të të rinjve në ndërtimin e një demokracie më të fortë. Informohuni, përfshihuni dhe bëjeni zërin tuaj të dëgjohet, duke votuar! Në bashkëpunim të ngushtë me KQZ-në, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbetet e përkushtuar për mbështetjen e pjesëmarrjes sa më të gjerë të të rinjve në zgjedhje dhe për promovimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës.

Vota juaj ka rëndësi! Zëri juaj i jep formë së ardhmes!”, shprehet ambasadori Tarran.

Share This Article
Leave a Comment