TIRANË – Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën pak ditë më parë ku 74-vjeçari Hekuran Gjoni goditi me thikë djalin e tij Asim Gjoni, i cili humbi jetën në spital. Mësohet se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një konflikt në lidhje me pronën.
Sipas gazetari, Igli Çelmeta familja Gjoni jetonte prej shumë vitesh në një banesë tre katëshe private në zonën e Kodrës së Priftit. Katin e parë ia kishte dhuruar djalit të tij Asimit dhe dy katet më lart dy djemve të tjerë, por kati i parë ishte i ndarë në dy hyrje, në një jetonte Asimi me gruan dhe dy fëmijët e tij dhe në gjysmën tjetër babai dhe nëna e tij, pjesë të cilën do ta trashëgonte Asimi.
Por prej një muaji me prindërit jetonte edhe vajza e vogël e Hekuranit e cila ishte divorcuar disa herë dhe kishte shkuar të jetonte me prindërit në gjysmën e banesës së katit të parë dhe i kishte kërkuar disa herë babait të saj Hekuranit që t’i jepte asaj gjysmën e katit të parë. Sinjalet e para të sherrit në familje kishin nisur tre ditë para ngjarjes së rëndë, ku 74-vjeçari kishte nisur t’i kërkonte letrat e shtëpisë djemve të tij, ku fillimisht Asimi nuk kishte pranuar t’i jepte.
Ndërkoh raporothet se diën e krimit në banesë kanë qenë 4 persona, autori Hekurani, nëna e Asimit, motra e tij dhe viktima. Ndërsa gruaja e Asimit dhe dy fëmijët e tij nuk kanë qenë në banesë ditën e ngjarjes. Asimi sapo ishte kthyer nga puna pasi punonte në ndërtim dhe kishte shkuar te prindërit për t’i përshëndetur, por paritur është hapur sërish debati për pronën dhe gjysmën e pjesës së shtëpisë që e kërkonte motra. Pasi janë konfliktuar verbalisht dhe më pas fizikisht, 74-vjeçari Hekuran Gjoni ka marrë thikën e bukës duke vrarë djalin e tij.