Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë konfirmoi sot se do të vazhdojë ndihmën për Shqipërinë, veçanërisht për Reformën në Drejtësi.
Në një reagim ekskluziv për Top Channel, Bashkimi Evropian thekson se po parashikon burime të tjera të rëndësishme në ndihmë të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë vë theksin te rezultatet e SPAK në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, ndërsa shton se e ka mbështetur Prokurorinë e Posaçme, gjatë këtyre viteve të punës, me një buxhet të përgjithshëm mbi 8 milionë euro.
Po ashtu, konfirmohet se burime të tjera të rëndësishme parashikohen për ta vazhduar këtë mbështetje pa probleme, përfshirë përmes Mekanizmit të Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor.