Skënderbeu me një këmbë në gjysmëfinale, Dinamo zhgënjen në Kupë ndaj korçarëve |

1 Min Read

Skënderbeu ka hedhur një hap drejt kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Korçarët triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Dinamos, në sfidën që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”.

Bismark zhbllokoi rezultatin në minutën e 51-të, pas një aksioni të gjatë të korçarëve.

Në minutën e 56-të, Lorran shkaktoi autogol, duke dërguar shifrat në 0-2 për Skënderbeun. Në tentativë për të larguar një top që po shkonte te Rashica, braziliani e çoi në portën e tij.

Sfida e kthimit do të luhet në Korçë, me Skënderbeun që merr një avantazh të rëndësishëm.

Share This Article
Leave a Comment