Si të shpëtoni nga thinjat, ja rezultatet e studimit të ri

1 Min Read

Studiuesit e Universitetit Nagoya konfirmojnë se ky antioksidant ndalon procesin e daljes së thinjave. “Rezultati mund të jetë befasues”, ka deklaruar profesori Masashi Kato.

Pas eksperimenteve të kryera te minjtë, më e habitshmja ishte se ky antioksidant nuk ndikonte aspak në rritjen apo rënien e qimeve, por vetëm te pigmenti i tyre. Kështu që nëse doni të shpëtoni nga fijet gri, mos iu ndani sallatës!

Sipas të dhënave më të fundit, aziatikët dhe njerëzit me ngjyrë kanë tendencën të thinjen shumë më vonë. Megjithatë, është një proces që vjen me kalimin e viteve të cilit nuk i shmanget dot askush. Kjo sepse qelizat fillojnë të vdesin dhe pa sasinë e duhur të tyre, floku i ri del në ngjyrë gri.

Përpos zhdukjes së thinjave, shkencëtarët kanë shpresë se luteolini ka efekte të tjera kundër plakjes.

Share This Article
Leave a Comment