Shtëpia me pamje përrallore, por buzë greminës

1 Min Read

Një vilë madhështore, dikur simbol i luksit, tashmë është një kujtesë e frikshme e fuqisë së natyrës në Cape Cod Bay. Shtëpia me sipërfaqe 5100 metra katrorë ndodhet në prag të shembjes, ndërsa erozioni ka arritur deri te themeli i saj, duke e lënë atë pezull mbi një shkëmb 25 metra të lartë.

Në të kaluarën, vila kishte një kuvertë të madhe dhe një vaskë me hidromasazh që ofronin pamje mahnitëse të oqeanit,. Sot, mbrojtja e saj e fundit janë disa dërrasa të holla prej druri, që mezi e ndajnë ndërtesën nga rënia e pashmangshme.

Autoritetet e Wellfleet, Massachusetts, shqetësohen se shembja do të ndotë ujërat e zonës, duke rrezikuar habitatin detar dhe industrinë e famshme të guaskave në Cape Cod. Një raport i porositur nga autoritetet tregon se, nëse nuk ndërmerren masa, shtëpia do të rrëzohet brenda tre viteve, ndoshta edhe më shpejt.

 

Share This Article
Leave a Comment