Prej disa ditësh Santorini është “mbërthyer nga paniku” i tërmeteve të njëpasnjëshme që kanë goditur vendin. Si pasojë e kësaj, është shpallur edhe gjendja e jashtëzakonshme.
Aktiviteti i pandërprerë sizmik në zonën detare mes Santorinit dhe Amorgos “detyroi” mijëra qytetarë të largoheshin nga ishulli.
Bashkia Thira shpall gjendje emergjente e Mbrojtjes Civile pas vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, Vasilis Papageorgiou, për adresimin e nevojave emergjente dhe menaxhimin e pasojave nga aktiviteti sizmik që ka ndodhur së fundmi në zonën e mësipërme.
Në vendim thuhet gjithashtu se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë një muaj.
Aktiviteti sizmik në afërsi të Santorinit vazhdoi edhe sot, me gjashtë lëkundje të reja të regjistruara midis orës 05:00 dhe 05:36.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës, gjashtë lëkundje të lehta u regjistruan në zonën detare midis Amorgos dhe Santorinit.