Jemi shumë vonë me procesin e primareve brenda partisë

6 Min Read

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetari i Grupit Parlamentar të saj Gazment Bardhi këmbënguli në qëndrimin se edhe anëtarët e diasporës që nuk kanë dokumenta shqiptare duhet të lejohen të votojnë, një kërkesë e cila shumica thotë se mund të lërë pa mituar ndryshimet që lehtësojnë votën e emigrantëve në zgjedhjet e majit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Bardhi shprehu shqetësimin se për primaret që pritet të mbajë për herë të parë forca e tij politike, duke thënë se mund të jetë shumë vonë për ta realizuar siç duhet këtë proces. Ai shprehu vlerësimin që partia është tani e bashkuar dhe u bëri thirrje forcave të tjera politike që të bashkojnë votat për të fituar ndaj Partisë Socialiste në pushtet.

Gazment Bardhi: Sepse ne gjykojmë se çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nëse jeton në Shqipëri apo jashtë vendit, ka të drejtën e vet për të votuar dhe ndikuar qeverisjen në Shqipëri dhe në kategorinë e e shtetasve që jetojnë jashtë vendit, fakti nëse ata kanë ose jo një dokument biometrik shqiptar nuk mund t’i privojë ata nga e drejta e tyre kushtetuese për të votuar. Dokumenti biometrik i identifikimit jep vetëm sigurinë për të identifikuar personin dhe kjo mund të arrihet edhe me një dokument identifikimi, fjala vjen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo të një vendi të Bashkimit Evropian. Dhe ne çmojmë që burokracia administrative në këtë rast, pra fakti nëse kanë apo jo një dokument identifikimi shqiptar nuk mund t’i privojë këta qytetarë të Shqipërisë, pavarësisht se jetojnë jashtë vendit, nga e drejta e tyre për të votuar. Nuk e kuptojmë këmbënguljen e Partisë Socialiste për t’i privuar një komunitetit të gjerë të qytetarëve shqiptarë, sepse nuk është një numër i pakët, edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka shifra të sakta në këtë drejtim, por bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë, që për një arsye apo tjetër, nuk e kanë çmuar të domosdoshme të kenë dy dokumente identifikimi. Ata kanë mbajtur vetëm dokumentin e vendit ku ata jetojnë, por vazhdojnë të jenë shtetas shqiptarë.

Zëri i Amerikës: Vonesat në këtë drejtim do të ndikonin edhe tek vonesat për ndryshimet që po propozohen për t’u dhënë më shumë kohë emigrantëve për të votuar çka do t’i pengonte ata në qoftë se zvarritet ky proces me kërkesën që ka bërë partia juaj. A nuk mendoni se duke vënë këtë si kusht kjo e vështirëson më shumë votimin për diasporën?

Gazment Bardhi: Nuk bëhet fjalë për një kohë më të gjatë. Pra, koha nuk është kërkuar për t’i dhënë mundësi qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë për të votuar…

Zëri i Amerikës: E kam fjalën për kohën që është në dispozicion që ata të jenë në gjendje …

Gazment Bardhi: Kjo është për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pra, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar më shumë kohë për veten për t’u përgatitur për procesin e dërgimit të fletës së votimit për qytetarët shqiptarë. Nëse ndryshimet nuk ndodhin, sigurisht që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pra komisioneri shtetëror do të duhet të shtojë burimet njerëzore në këtë proces dhe të arrijë brenda kohës që cakton aktualisht ligji të drejtën apo t’i mundësojë të drejtën qytetarëve për të votuar. Pra nuk ka pengesa në këtë drejtim. Pra, dhjetë ditë më shumë apo dhjetë ditë më pak, është më shumë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se sa për qytetarëve që do të votojnë. Koha për ta për të votuar është mjaftueshëm në dispozicion, qoftë për ta marrë në dorëzim fletën, qoftë për ta kthyer atë mbrapsht të plotësuar me shprehjen e vullnetit se kë do të dëshironin ta shikonin në qeverisje.

Zëri i Amerikës: Zoti Bardhi, sa penalizohet opozita nga fragmentimi që ka ndodhur vitet e fundit, nga problemet që ka pasur, duke patur parasysh që kemi edhe disa parti të reja të krijuara, që megjithëse mund të mos ta kërcënojnë Partinë Demokratike por mund t’iu marrin grupe votash?

Zëri i Amerikës: Por nuk e quani organizatë kriminale si zoti Berisha?

Gazment Bardhi: Jo, jo nuk e kam quajtur kurrë sepse kam thënë që pavarësisht problemeve që ka Struktura e Posaçme Antikorrupsion brenda saj ka prokuror me integritet të cilët do të duhet të mbështetën që të bëjnë detyrën e tyre ashtu siç duhet. Në momentin që flasim, e vetmja thirrje që kam është që të veprojnë shpejt. Shqiptarët presin ndëshkime reale kundër korrupsionit./ VOA

Share This Article
Leave a Comment