Falsifikonin pasaporta dhe ua shisnin njerëzve, arrestohen pjesëtarët e një grup i strukturuar nga Shqipëria dhe Kosova

1 Min Read

Policia ka goditur një grup të strukturuar nga Shqipëria dhe Kosova që dyshohet se falsifikonin dokumente identifikimi dhe ua shisnin njerëzve që donin të largoheshin ilegalisht nga vendi. Gjatë operacionit “Njësia” u arrestuan shtetasit Kushtrim Doksani, 35 vjeç, banues në Tiranë, Kujtim Gilani, 57 vjeç, banues në Prizren dhe Getoar Luzha, 28 vjeç, banues në Kaçanik. Si dhe u ndaluan shtetasit Kujtim Duka, Leonard Basha dhe Erina Doksani, të tre banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Njësia”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, K. G., 57 vjeç, banues në Prizren, dhe G. L., 28 vjeç, banues në Kaçanik. Gjithashtu, u ndaluan me iniciativë shtetasit K. D., 56 vjeç, L. B., 58 vjeç dhe E. D., 20 vjeçe, të tre banues në Tiranë. Nga hetimi ka rezultuar se këta shtetas, të organizuar si grup, falsifikonin dokumente të ndryshme, me qëllim shitjen shtetasve që synonin të lëviznin ilegalisht, drejt shteteve që kërkojnë viza.

Share This Article
Leave a Comment