Derbi me Tiranën, Partizani i bën thirrje tifozëve: Larg dhunës

1 Min Read

Kjo fundjavë, rezervon një nga ndeshjet më të bukura të kampionatit shqiptar, siç është derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Ndryshe nga herët e tjera, kjo përballje do të luhet në stadiumin “Arena e Demave”, duke nisur nga ora 13:30.

Klubi i Partizanit, i ka bërë thirrje tifozëve të qëndrojnë larg dhunës dhe të tregojnë vlerat e tyre.

Partizani ka nxjerrë gjithashtu në shitje edhe biletat. Përveç tribunave qendrore, A dhe B, ku biletat kushtojnë 2500 Lekë, në tribunat e tjera kushtojnë nga 1000 Lekë të reja.

Share This Article
Leave a Comment