Çështja të rihapet në Kushtetuese

1 Min Read

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur në favor të Arben Frrokut, i dënuar përjetë për vrasjen e komisariatit Dritan Lamaj. Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, vlerëson që procesi gjyqësor kundër Arben Frrokut, përmban shkelje të të drejtave të tij e si i tillë ai duhet të rigjykohet të paktën nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Vendimi unanim i Strasburgut detyron shtetin shqiptar të rihapë çështjen në këtë gjykatë, duke i dhënë Frrokut mundësinë për një shqyrtim të ri. Po në mënyrë unanime, Strasburgu ka rrëzuar kërkesën e Frrokut për dëmshpërblim 50 mijë euro dhe kompensim shpenzimesh 10 mijë euro.

Ky i fundit u kap në Holandë me pasaportë false, disa muaj më vonë, dhe Gjykata e Holandës vendosi për ekstradimin në Shqipëri të Arben Frrokut, por ai deklaroi se nuk duhet të ekstradohet drejt vendit të tij, sepse kërcënohej nga gjakmarrja.

Share This Article
Leave a Comment