20 përqind?! Sondazh velist për Ramën në bordin e Mafias |

4 Min Read

Nga Basir Çollaku

Sa herë Rama i jep dorën Veliajt pas syrgjynosjes, ai ia shpërblen me një sondash në televizione ku udhëheqësi lavdishëm Edvin na del nja 20 përqind i lakmuar nga populli votues. Largqoftë. Nishanet e kiametit. Kur nga USA po vijnë akuza të rënda me prova për korrupsion e krim qeveritar të frikshëm.

Teveqelëria e Veliajt në këtë lëpirje publike është e pakonkurueshme. Arsyet nuk janë sekrete. SPAK është përgjigje e zellit të shtuar e dy të pandehurve të munguar në qeli.

Pastrim parash

Fshehje pasurie

Mosdeklarim pasurie

Fshehje interesave me palë të treta

Janë katër akuza zyrtare ndaj Erion Veliajt nga Struktura e Posaçme e cila me këllqe të dridhura grisën dy herë urdhërarrestet dhe masën e sigurie shtrënguese. Përveç kësaj bashkëshortja Xoxa, vëllai Arblr dhe vjehrra e Erion Veliajt në hetim për pastrim parash e vepra të tjera penale. Ndonëse u është dhënë mundësia të mos jenë në Shqipëri.

Me dy grupe të strukturuara kriminale në Bashki sipas vendimeve të gjykatave.

Me 5D, apo Eco Tiranën sërish lidhje me Ndrangheta të pjesës italiane ku janë bërë arrestime dënime e sekuestrime.

Me korruptimin e FBI me Charles McGonigal e gjobëvëniet miliona dollarëshe bizneseve, lobingjet korruptive Soros kundër Berishës e PD

Me biznesin familjar AKSHI 1 dhe 2 me shumë 161 milionë euro. Me Eco parkun biznes familjarë të përfshirë 13 milione euro.

Me tunelin e Llogarasë 50 milionë euro abuzime

Me Portin e Durrësit mbi 2 miliardë euro ku kërcasin blerjet e pallateve nga trafikantët e drogës nga Dubai

Me ndërtuesin e bizneset e shumta të H. Baçi dënuar nga antimafia italiane me formë të prerë, por garanti kullave shumëkatëshe të miqësisë me Ramën e Veliajn për porositë e Ndranghetas në Tiranë

Me inceneratorin ortak me Veliajn 1 miliard euro

Me koncensionin 1.3 miliardë Thumanë-Kashar

Me shembjen e Teatrit Kombëtar ndërtimet me ligjin e dedikuar “Fusha” ku ka ligj Gjykatës Kushtetuese të pazbatuar.

Me agregatët e energjisë në Vlorë ku zhduken 100 mijë euro në ditë për shoqninë amerikane të lobingjeve të kryeqeveritarit

Me qeverinë të gjithën në akuzë hetim të pandehur apo në qeli

Me gjysmën e bashkiakëve në hetim të pandehur apo të dënuar në qeli.

Me banda e grupe kriminale si Çyrbja, Çela, Bajrët që bëjnë listat e deputetëve e kandidatët e bashkive, ku bën pjesë edhe Rama.

Me qeverinë e bashkitë zgjatimin e drejtësisë së kapur, e gjitha në moçalin penal bandidesk në sky-enchro.

Me miliarda euro kokainë në shumë investime strategjike.

Ky krimi i organizuar në zyra qeverie e bashkie e dashkan thellësisht e marrëzisht shqiptarët 20 përqind më shumë se opozita.

Po. Nëse sondazhin e keni bërë në bodrumet e Mafias. Në të kundërt, po të mos kishit kapur për veglash drejtësinë, duhet të ishit degdisur në burg prej kohësh. Mister detoks. Duku nga Bolzano në Merano, se ke radhën…

Share This Article
Leave a Comment