Zhduken dy të mitur nga Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit në Tiranë, punonjësja denoncoi ngjarjen

1 Min Read

Dy të mitur zhduken pa gjurmë nga qendra e pritjes së viktimave të trafikimit në kryeqytet.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur E. K., punonjëse e Qendrës Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, e cila ka kallëzuar se 2 shtetas të mitur janë larguar nga kjo qendër.

Policia e Tiranës informoi sot (5 Shkurt) duke konfirmuar lajmin, se “po punohet për gjetjen e tyre”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Share This Article
Leave a Comment