Zgjedhjet e 11 majit/ Zgjatet afati për pasaportat dhe IDtë e skaduara

1 Min Read

Qeveria shqiptare ka vendosur zgjatjen e afatit të pasaportave dhe kartave ID të skaduara. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Lajmi u bë me dije nga Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ditën e sotme. Sipas tij janë 500 mijë mjete ID të skaduara dhe se tashmë me zgjatjen e afatit të gjithë shqiptarët jashtë mund të votojnë.

‘Këshilli i ministrave miratoi zgjatjen e afateve të vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaporavee biometrike. Kjo situatë do të zgjidhë ngërçin e krijuar. Janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë që u ka skaduar dokumenti. I jep mundësinë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën e votës. Të gjithë shtetasit shqiptarë do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ duke u regjistruar në platformën elektronike’, tha ai.

Share This Article
Leave a Comment