Vota e diasporës, një ‘grackë’ për të tërhequr vëmendjen…

3 Min Read

Sipas tij, edhe ky proces që pritet të zhvillohet për pak muaj do të jetë i njëjti me atë të kaluarin.

“Për mua për të bërë të mundur që të kemi një proces zgjedhor pak më ndryshme nga ata të mëparshmit, në afrimin e tij me ato standardet, vëmendja e të gjithëve, ato dhe pjesëmarrës në proces, duke marrë parasysh partitë politike duhet të jetë njësoj dhe me të njëjtin intensitet të gjitha çështjet, afektojnë brenda procesit zgjedhor.

Unë pres që të ndodhemi edhe në këtë proces zgjedhor përpara shfaqjes së arrogancës së partive politike dhe sigurisht të partisë që ka më shumë mundësi për ta bërë një gjë të tillë, që është partia e mazhorancës.

Arrogancë e cila, e shfaqur si e tillë në angazhimin e tyre për të bërë ndryshimin në legjislacion, arrogancë e cila vazhdon të mbetet si e tillë në sjelljen e asaj që tashmë ne kemi hyrë në procesin zgjedhor. Arrogancë e cila është shfaqur edhe në anën e Parlamentit.

Si Parlamenti mund të sillet sot dhe të vendosë, të marrë një vendim i cili si i tillë është ndër ato që nuk lejohet të bëhen 4 muaj përpara datës së zgjedhjeve parlamentare. Vendimi që morën për bonusin për pensionistët. Ashtu sikurse, unë pres që reagimi i pjesës tjetër të partisë opozitare, të jetë i pamjaftueshëm në kuptimin që të mos ketë në dorë e vetme për parandalimin dhe mos të ketë presione ndaj atyre që guxojnë dhe atyre që natyrisht e kanë pjesë të veprimtarisë së tyre, ndërhyrjen në procesin zgjedhor, në funksion të interesit elektoral të tyre. Ajo çfarë po bëhet me SPAK, për mua është një tregues i asaj që e vë në pikëpyetje pritshmërinë për atë çka duhet se përse është i nevojshëm aktivizimi i këtij institucioni ligjzbatues. Pse? Sepse, historia e përqasjes së këtij institucioni ndaj fenomeneve nuk të japin dot mundësinë të shprehesh që po, ata tashmë do të arrijnë të japin shumë më tepër dhe shumë më mirë nga ajo që kanë dhënë deri më sot”, u shpreh ai.

Share This Article
Leave a Comment