Diaspora shqiptare vijon regjistrimin në aplikacionin e KQZ për të qenë votues në zgjedhjet e 11 majit dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet në Kodin Zgjedhor.
Avokati Rezart Kthupi deklaroi për Denis Mingën, se kur nisi ky proces PD ishte e bindur se KQZ nuk do dilte me një platformë dhe vota e diasporës nuk do realizohej.
PD ka qenë e bindur se KQZ nuk do prodhonte programin për regjistrimin e diasporës. Partitë politike ishin të lara. Ky format ka 3 gjëra, është i pakontrollueshëm, jashtë sferës së përgjegjësisë penale, i jep mundësi partisë në pushtet ta kompensojë vlerën e ardhjes në Shqipëri me zarfin. Jashtë mund të votohet në grup. Mund të bëhej shumë mirë nëse do votohej në konsullatë. Nëse shkon dhe paraqet një dokument të falsifikuar të një shteti të huaj, kush e verifikon?’
Gazetari Flogert Muça, mendon se opozita tani që gjendet para faktit të kryer që po bëhet vota e diasporës, ka gjetur një kleçkë që të mos realizohet.
Avokati Përparim Çaça mendon se KQZ nuk mund të verifikojë ata që mund të regjistrohen me dokumente të huaja.
‘Më duket e ekzagjeruara që PD ka luajtur blofin. Ndryshimet ligjore duhej të ishin bërë në kohë të hershme. Nëse ka lindur shqetësimi mund të adresohet. Kodi zgjedhor ka të përcaktuar disa afate regjistrimi. 50 ditë duhet të kemi të mbyllur disa lista. Duhet të jenë gati. KQZ minimalisht thotë më duhen 2 javë për ti printuar. Pastaj sa kohë i duhet postës të shkojë tek emigranti dhe për tu kthyer. E pamundur që faktikisht të vijojnë me postë votat brenda afatit ligjor. Ky është problemi që ka lindur dhe duhen bërë këto ndryshime ligjore.
Na ka lindur problemi i kushtëzimit. Janë dhe ata qytetarë shqiptarë që nuk kanë pasur ndonjëherë mjet identifikimi. KQZ duhet të dali me shifër sa shqiptarë kanë tentuar regjistrimin që nuk kanë asnjë mjet identifikimi shqiptar. Një person që nuk ka qenë kurrë i interesuar për një mjet identifikimi, ndoshta nuk do ketë interes për të votuar. Po bëhemi më katolik se Papa. Sa zgjedhës janë ose janë identifikuar që duan të votojnë por nuk kanë një mjet identifikimi shqiptar. E rëndësishme si do kontrollohet kjo kartë ID. Nuk bëhet, nuk identifikohet dot.’