Vodhi të dhënat e mbi 300 mijë kartave bankare të një shteti të BE, arrestohet në Kosovë autori |

2 Min Read

Një person ka rënë në prangat e policisë së Kosovës, pasi dyshohet se për hyrje të paautorizuar kompjuterike në një bankë të një shteti të BE-së. Ky veprim ka rezultuar në komprometimin e të dhënave të mbi 300 mijë kartelave bankare, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ai dyshohet se i ka postuar për t’i shitur këto të dhëna në një platformë online për përfitime të kundërligjshme.

Gjatë realizimit të operacionit të kontrollit janë sekuestruar katër kompjuterë, tre telefona, një USB dhe dokumente të rëndësishme.

Njoftimi i Policisë Kosovë:

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës dhe autoritetet e një shteti të BE-së, ka zhvilluar një operacion të suksesshëm hetimor në Prishtinë dhe Ferizaj.

Pas një hetimi disa mujor, është arrestuar një person i dyshuar për hyrje të paautorizuar kompjuterike në një bankë të një shteti të BE-së. Ky veprim ka rezultuar në komprometimin e të dhënave të mbi 300 mijë kartelave bankare, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm.

I dyshuari dyshohet se i ka postuar për t’i shitur këto të dhëna në një platformë online për përfitime të kundërligjshme.

Gjatë realizimit të operacionit të kontrollit janë sekuestruar katër kompjuterë, tre telefona, një USB dhe dokumente të rëndësishme.

Bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar dhe profesionalizmi i lartë i Policisë së Kosovës kanë qenë kyç në këtë operacion.

Me vendim të Prokurorit, i arrestuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme.

Hetime tjera janë në proces në bashkërendim me autoritetet për të zbardhur plotësisht rastin.

Share This Article
Leave a Comment