Vizita e Berishës në Gjermani, “shuplakë” ndaj kritikave për non-gratën |

2 Min Read

Analisti Genc Burimi, në një komunikim të drejtpërdrejtë në studion e News24, shprehu mendimet e tij mbi situatën politike aktuale në Shqipëri.

Burimi u ndal te vizita e fundit e kreut të PD Sali Berisha në Gjermani, duke u shprehur se kjo ishte një “shuplakë” ndaj atyre që e kanë kritikuar atë gjerësisht për “non gratën” e vendosur ndaj tij nga SHBA vite më parë.

Ai shprehu gjithashtu dyshimet e tij për lirinë e zgjedhjeve në Shqipëri, duke menduar se ato nuk do të jenë të lira. Ai theksoi se nuk është e mundur formimi i një koalicioni të madh të opozitës, pasi figura të reja si Shehaj apo Lapaj nuk janë pjesë e kësaj përpjekjeje bashkëpunimi.

Sipas tij, një koalicion i madh do të ishte i formuar vetëm nëse të gjithë faktorët e opozitës bashkoheshin kundër qeverisë, ndërsa partitë e tjera kanë refuzuar koalicion me Berishën, duke u bazuar te “non-grata” ndaj ish-kryeministrit.

Ky zhvillim, sipas Burimit, nuk është një lajm pozitiv për opozitën, pasi pritet që situata të çojë në shpërndarje votash në periudhën zgjedhore. Analisti nënvizoi se fragmentimi i opozitës mund të ndikojë negativisht në rezultatet e ardhshme dhe në aftësinë për të formuar një front të bashkuar kundër qeverisë.

Share This Article
Leave a Comment