Udhëtimi im drejt Gjermanisë shënoi edhe rrugëtimin drejt fitores së sigurt

1 Min Read

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar udhëtimin e tij të fundit drejt Berlinit, duke theksuar se ky udhëtim përbënte një hap të rëndësishëm në procesin e fitores për Partinë Demokratike.

Në konferencën për shtyp, Berisha shpjegoi se ky udhëtim ishte një kthim në një moment historik të ngjashëm me ato që ai ka përjetuar gjatë karrierës së tij politike.

Pjesë nga fjala

Udhëtimi im drejt Berlinit ishte udhëtim drejt fitores.

Natyrisht unë e kuptoj që ju keni kuriozitet të shpreh opinionin tim për këtë udhëtim, pra, ishte udhëtim drejt fitores.

Historia përsëritet, në atë kohë pak muaj më parë kishim dalë nga izolimi komunist.

Edhe kësaj herë, pak muaj më parë dola nga izolimi i narkodiktaturës.

Atëherë fitova. Atëherë fituam zgjedhjet, PD fitoi zgjedhjet.

Këtë herë, PD fiton zgjedhjet.

Kjo është esenca.

Dhe unë mund t’u them demokratëve dhe shqiptarëve, se partia më e fuqishme e Europës, presidenti i të cilës merr në pak javë timonin e shtetit udhëheqës të Europës, Friedrich Merz, presin me padurim fitoren e PD.

Dëshirojnë fitoren e kësaj force politike si një forcë me të cilën ndajnë vlera të përbashkëta.

Share This Article
Leave a Comment