Sulmi me 11 të vdekur në Suedi/ Del FOTOJA e autorit, arsyet e krimit ende të pazbuluara

4 Min Read

SUEDI- Pasditen e djeshme një sulm me armë zjarri në një shkollë në Orebro të Suedisë solli vdekjen e 11 personave edhe të vetë autorit të të shtënave. Rickard Andersson, 35-vjeç, autori i sulmit ishte një burrë i papunë, i cili zotëronte ligjërisht armë zjarri dhe nuk kishte precedentë penalë.

Sulmi me 11 të vdekur në Suedi/ Del FOTOJA e autorit, arsyet e krimit

autori 

Shefi i policisë së Orebro, Roberto Eid Forest, konfirmoi të mërkurën se provat sugjeronin se i armatosuri vrau veten dhe ishte i vdekur kur oficerët mbërritën në vendngjarje. Andersson thuhet se kishte veshur një uniformë ushtarake në banjën e shkollës përpara se të hapte zjarr.

I dyshuari ishte i panjohur për policinë dhe ata besojnë se ai ka vepruar i vetëm. Oficerët thanë se ai nuk kishte lidhje me bandat dhe mendohet se ka vepruar pa asnjë motiv ideologjik. Ata gjithashtu nuk besojnë se sulmi ishte i motivuar nga terrorizmi.

“Është një situatë në ndryshim. Informacioni që dhamë më parë është ende i vlefshëm, por mund të ndryshojë më vonë,” tha shefi i policisë lokale Roberto Eid Forest. Kur oficerët erdhën në vendngjarje, ata u “qëlluan”, shtoi ai, por asnjë nuk u lëndua. Policia më pas e gjeti të dyshuarin të vdekur dhe sipas Forest dukej se kishte vrarë veten.

Në një intervistë për tabloidin Aftonbladet, një i afërm i të dyshuarit thotë se ai nuk kishte pasur shumë kontakte me familjen vitet e fundit dhe ishte i papunë.

“Si fëmijë ai ishte i ndryshëm, por i gjallë. Ai shkonte mirë në shkollë. Por vitet e fundit ishin të vështira për të.”

Një tjetër i afërm thotë se burri, i cili dyshohet se ndryshoi mbiemrin tetë vjet më parë, ishte i vetmuar dhe mund të kishte probleme me shëndetin mendor.

“Më parë, ai kishte një mik me të cilin kalonte shumë kohë, por jo tani. Ai dëshironte të rrinte vetëm. Duket se nuk i pëlqente shumë njerëzit.”

Televizioni Suedez (SVT) ka thënë se arma e krimit ishte një armë gjuetie në pronësi të ligjshme të të dyshuarit. Gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme, Forest nuk ishte në gjendje të konfirmonte ndonjë detaj në lidhje me armët ose të thoshte nëse një ose më shumë ishin përdorur.

Që nga mëngjesi i së mërkurës, jo të gjitha viktimat janë identifikuar. Policia tha se po përdorte gjurmët e gishtërinjve, të dhënat dentare dhe ADN-në për t’i identifikuar ata, krahas intervistave me anëtarët e familjes. Shkolla në të cilën ndodhi ngjarja ofronte arsim komunal për të rritur, të cilin agjencia kombëtare e arsimit suedeze shpjegon se është për personat mbi 20 vjeç që nuk kanë mbaruar shkollën fillore ose të mesme.

Mësuesja zonja Warenmark tha se kishte jashtëzakonisht pak studentë në shkollë atë ditë pasi shumë kishin shkuar në shtëpi për ditën pas dhënies së një provimi kombëtar. Bashkia lokale ofroi mbështetje në kishën Haga të qytetit, ndërsa Xhamia Orebro mbajti dyert e saj të hapura të martën në mbrëmje për të ofruar mbështetje për anëtarët e komunitetit.

Share This Article
Leave a Comment