SPAK shpall pretencën dhe kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Devollit 

1 Min Read

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur pretencën për kryebashkiakun e Devollit, Eduart Duro. 

SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg për Duron për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, si edhe heqje të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite. 

Kryebashkiaku i Devollit akuzohet për rastin e dhënies së licensës për një pikë karburanti në këtë bashki që dyshohet se është ndërtuar pa leje. 

Më herët, përmes një reagimi për shtyp, Bashkia e Devollit ka kundërshtuar akuzën duke deklaruar se procedurat janë kryer konform ligjit. 

Share This Article
Leave a Comment