Shkrumbohet makina me targa serbe, brenda saj gjenden eshtra njeriu

1 Min Read

Një makinë është djegur të martën në fshatin Gllamnik të Podujevës në Kosovë, ndërsa raportohet se brenda saj dyshohet se ka qenë edhe një person.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka thënë se makina Golf 7 ishte me targa serbe.

“Vetura është me targa të shtetit serb. Hetimet po vazhdojnë”, ka thënë ai, raporton Koha.

Prokuroria Themelore e ka konfirmuar se në veturë pati mbetje të eshtrave të njeriut.

Përveç policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e mjekësisë ligjore.

Share This Article
Leave a Comment