Shiste monopatina dhe bicikleta elektrike të vjedhura, arrestohet 27vjeçari në Tiranë (Emri)

1 Min Read

Një i ri është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi shiste në dyqanin e tij monopatina dhe biçikleta elektrike të dyshuara të vjedhura.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Brand” është vënë në pranga shtetasi Niki Xara, 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Policia po vijon veprimet hetimore për identifikimin e autorit/ëve të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave elektrike dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment