Rrëzohet helikopteri në Itali, tre të vdekur, mes tyre edhe një biznesmen i njohur

0 Min Read

Një helikopter është rrëzuar në Castel Guelfo të Parmës. Në bord ndodheshin tre persona, të cilët humbën jetën. Mes viktimave është 41-vjeçari Lorenzo Rovagnati, trashëgimtar i një familjeje të njohur.

Avioni u rrëzua brenda pronës së kështjellës Castelguelfo, një vilë mesjetare në komunën e Noceto. Kalaja i përket familjes Rovagnati. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga organet kompetente.

Share This Article
Leave a Comment