“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku shtetasi E. Sh., 40 vjeç, ngeli i dëmtuar me mjet prerës, ju informojmë se: Pas veprimeve paraprake të kryera dhe informacionit të siguruar, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit D. M., 39 vjeç.
Shtetasi E. Sh., në kallëzimin e dhënë ka deklaruar se për motive të dobëta ishte qëlluar me mjet prerës (thikë) nga shtetasi D.M. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 39 vjeçarit D .M. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.