‘PD synon reformë të thellë për financat publike’, Teliti: Do të eliminojmë kontratat pa garë dhe abuzimet financiare

1 Min Read

Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, ka deklaruar se opozita synon një reformë të thellë në menaxhimin e financave publike, duke vendosur theksin tek transparenca dhe ndalimi i shpërdorimeve.

Sipas tij, PD do të krijojë një sistem të drejtë dhe transparent për shpërndarjen e fondeve publike, duke skanuar çdo shpenzim dhe duke eliminuar kontratat pa garë.

Teliti ka krahasuar këtë qasje me politikat e Donald Trump në SHBA, duke nënvizuar se objektivi kryesor është rritja e eficiencës ekonomike dhe shmangia e keqpërdorimeve.

Share This Article
Leave a Comment