Pas SHBA, edhe Argjentina njofton se do të tërhiqet nga OBSH

1 Min Read

Argjentina njoftoi të mërkurën se do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pas një lëvizje të ngjashme të bërë më herët nga Shtetet e Bashkuara nën drejtimin e Presidentit Donald Trump në ditën e tij të parë të kthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar.

Sipas CNN, Presidenti Javier Milei udhëzoi ministrin e Jashtëm Gerardo Werthein të tërheqë pjesëmarrjen e Argjentinës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

”Ne argjentinasit nuk do të lejojmë një organizatë ndërkombëtare të cenojë sovranitetin tonë, veçanërisht jo mbi shëndetin tonë, ” tha zëdhënësi i Milei, Manuel Adorni.

Share This Article
Leave a Comment