“Partia Lapajt e lidhur me krimit” kërkon votën e shqiptarëve/ Dokumentet që fundosin Adriatik Lapajn dhe lidhjet e tij me paratë e pista

5 Min Read

Deputeti Agron Shehaj ka publikuar dokumente që, sipas tij, dëshmojnë qartë se Adriatik Lapaj ka përfituar financiarisht nga një kompani që ndodhet nën hetim nga SPAK për pastrim parash. Por, më shqetësuese se fakti që Lapaj ka marrë para të pista është arsyeja pse i ka marrë dhe shërbimi që ka ofruar në këmbim të tyre.

Sipas dokumenteve, Lapaj ka qenë ndërmjetës në një marrëveshje shit-blerjeje të një prone me vlerë miliona euro në bregdet, duke u kujdesur për regjistrimin e vendimit gjyqësor dhe nxjerrjen e certifikatës së pronësisë. Pra, ai ka ndihmuar kompaninë e akuzuar nga SPAK që të bëjë të ligjshme një pronë të vënë në dyshim.

Por historia bëhet edhe më e rëndë: Sipas një screenshot-i nga faqja zyrtare e gjykatës, kjo çështje është gjykuar nga vjehrri i Adriatik Lapajt, i cili në atë kohë mbante postin e kryetarit të Gjykatës. Pra, kemi të bëjmë me një konflikt të pastër interesi dhe një shembull të qartë se si funksionon kapja e sistemit.

Lapaj, produkt i sistemit të kalbur të Edi Ramës

Shehaj shkon më tej duke akuzuar se Adriatik Lapaj nuk është një figurë e pavarur apo e re në politikë, por një produkt i sistemit të korruptuar të ngritur nga Edi Rama. Sipas tij, Lapaj është promovuar nga ky sistem, është mbrojtur nga mediat që kontrollohen nga pushteti dhe madje është financuar për të ndërtuar imazhin e një opozitari të rremë.

“Ky është një mashtrim i madh me një regjisor të qartë: Edi Ramën. Duan të çojnë në Parlament njerëz të kapur dhe të kapshëm, të kompromentuar dhe të shantazhueshëm. Ky është plani i vërtetë pas të ashtuquajturës ‘parti e re’. A mund të besojmë se një forcë politike e krijuar mbi para të pista dhe lidhje kriminale do të sjellë ndryshim? Apo është thjesht një fasadë për të ricikluar të njëjtën elitë të korruptuar?” – shprehet Shehaj.

Si ka mundësi që një parti e lidhur me krimin kërkon votën e shqiptarëve?

Shehaj i bën thirrje qytetarëve që të mos mashtrohen nga individë që përpiqen të shesin veten si të rinj në politikë, ndërkohë që janë pjesë e të njëjtit sistem të kalbur. Ai paralajmëron se zgjedhjet e ardhshme janë një betejë e vërtetë për të shpëtuar Shqipërinë nga një skemë e rrezikshme ku krimi, korrupsioni dhe oligarkia kërkojnë të legjitimojnë pushtetin e tyre përmes forcave të reja politike të kontrolluara nga pas.

“Shqipëria ka nevojë për një opozitë të vërtetë dhe të pashantazhueshme, jo për lojtarë të vjetër me maska të reja. Ne nuk duhet të dorëzohemi!” – përfundon Shehaj.

Statusi i plotë i Agron Shehajt:

Përgjigje për Adriatik Lapajn: Jo vetëm ka marrë para të pista, por arsyeja pse i ka marrë është dhe më e rëndë.

Këto janë dokumentet që tregojnë çfarë shërbimi i ka dhënë Lapaj kompanisë në hetim për pastrim parash nga SPAK.

E para është kontrata e shit-blerjes së një prone prej miliona euro në bregdet, midis kompanisë së akuzuar nga SPAK, pronarëve dhe Adriatik Lapajt. Lapaj merr përsipër regjistrimin e vendimit gjyqësor dhe nxjerrjen e certifikatës së pronësisë.

E dyta është një screenshot nga faqja e gjykatës që tregon se me këtë çështje është marrë vjehrri i Adriatikut, që në atë kohë ishte kryetar i Gjykatës.

Ky është një teatër i madh! Është një mashtrim i madh që ka një regjizor, që është Edi Rama.

Ky sistem i korruptuar dhe i kalbur e ka ngritur Adriatik Lapajn në piedestal. I ka hapur dyert e mediave, e ka financuar dhe e ka mbrojtur.

Duan të çojnë në Parlament njerëz të kapur dhe të kapshëm. Të kompromentuar.

Nuk duhet të dorëzohemi! Shqipëria ka nevojë për një opozitë të vërtetë dhe të pa shantazhueshme!

Share This Article
Leave a Comment