Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se udhëtimi i tij drejt Berlinit ishe udhëtim drejt fitores, pasi sipas tij në Gjermani presin me padurim triumfin e opozitës.
Edhe kësaj here, pak muaj më parë dola nga izolimi i narkodiktaturës. Atëherë fitova. Atëherë fituam zgjedhjet, PD fitoi zgjedhjet. Këtë herë, PD fiton zgjedhjet. Kjo është esenca. Dhe unë mund t’u them demokratëve dhe shqiptarëve, se partia më e fuqishme e Europës, presidenti i të cilës merr në pak javë timonin e shtetit udhëheqës të Europës, Friedrich Merz, presin me padurim fitoren e PD. Dëshirojnë fitoren e kësaj force politike si një forcë me të cilën ndajnë vlera të përbashkëta”, tha Berisha.