Ndodhej në Tiranë/ Zhduket i riu nga Maliqi, familjen i tha se do të ikte në Belgjikë |

1 Min Read

Një i ri nga Maliqi ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej 3 Shkurtit. Bëhet fjalë për shtetasin A. H., 19 vjeç.

Ka qenë babai i tij, shtetasi A. H., 43 vjeç, i cili ka bërë kallëzim në komisariatin e Maliqit, ku ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e të birit.

Burime bëjnë me dije se 19-vjeçari ndodhej me shkollë në Tiranë dhe kishte lajmëruar familjarët se do të ikte në Belgjikë. Mësohet se që prej atij momenti, ai nuk ka patur më kontakte me familjarët.

Policia njofton se po punohet për gjetjen e 19-vjeçarit.

Share This Article
Leave a Comment