Milani nuk donte të më shiste, por unë doja Marsejën |

2 Min Read

“Nuk jam këtu sepse dëshironin të më shisnin ose sepse më shtynë të vij, unë isha ai që iu thashë drejtuesve që doja të shkoja në Marsejë.” Këto janë fjalët e Ismael Bennacer, që shpjegojnë vendimin për t’u transferuar te Olympique Marseille, ndërsa Milani më pas ka vendosur të rinovojë mesfushën duke u orientuar tek Warren Bondo i Monza-s.

Realisht, Milani kishte në plan ta shiste Bennacer-in, por verën e kaluar. Megjithatë kur erdhi Fonseca tekniku portugez vendosi ta mbante në skuadër. Nëse do të kishte ardhur një ofertë e lartë, më shumë se 25 milionë euro, ai do të ishte sakrifikuar gjithsesi. Po ashtu, sepse pas disa muajsh, vlerësimi i tij ka rënë më tej.

Nga ana tjetër, për të kuptuar një rënie kaq të shpejtë, mjafton të shohim paraqitjet. Gjashtë ndeshje këtë sezon në Serinë A, një në Ligën e Kampionëve dhe një në Kupën e Italisë.

431 minuta që janë të ngjashme me ato të sezonit të kaluar, kur një dëmtim i gjurit e mbajti jashtë për një periudhë të gjatë, deri në fund të janarit, kur ai u rikthye dhe mbajti edhe shiritin e kapitenit për disa ndeshje.

Pra, parabola e Bennacer-it ishte në rënie dhe ndoshta ai kishte nevojë të ishte një titullar i rregullt, gjë që mund ta ketë te Olympique Marseille.

Share This Article
Leave a Comment