E pazakontë në Elbasan/ Banorët gjejnë një arkivol në rrjedhën e përroit të Zaranikës, policia: Asnjë trup nuk u gjet në ujë! Po monitorojmë kamerat e sigurisë

1 Min Read

ELBASAN- Një ngjarje e pazakontë është evidentuar nga banorët në periferi të Elbasanit. Mësohet se sot në mesditë disa vanorë kanë parë në rrjedhën e përroit të Zaranikës një arkivol të mbyllur. Pas konstatimit të arkivolit banorët kanë njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen.

Sipas deklaratave të banorëve, rasti ka lënë një gjendje të pazakontë midis qytetarëve, pasi nuk janë të qarta rrethanat që kanë çuar në vendosjen e këtij arkivoli në ujë. Policia mësohet se ka zhvilluar kontrolle të detajuar nga fillimi deri në fund të përroit.

Zyrtarët konfirmuan se, pas kontrollit, nuk është gjetur asnjë trup në gjatësinë e përroit. Ata theksojnë se janë ndërmarrë masa për të sqaruar këtë çështje, duke vazhduar punën me kamera sigurie në zonë dhe duke marrë në pyetje banorët që raportuan rastin.

Share This Article
Leave a Comment