Është shtyrë sërish seanca paraprake për Sali Berishën dhe 4 të pandehurit e tjerë.
Mësohet se seanca e radhës do të mbahet në datë 14 shkurt.
Në gjykatën e posaçme është zhvilluar seanca për 40 minuta ku nga mbrojta e Jamarbër Malltezit janë paraqitur disa prova shkresore, por më pas një nga mbrojtësit ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të një angazhimi tjetër.