Por jo vetëm kaq! Zonja Zekja e kishte kthyer institucionin si pronën e vet, sepse prej 4 vjetësh rrinte në detyrë si e komanduar pa certifikatë drejtori. Në Qershor 2024, DRAP Durrës kërkoi që të bëhej konkurs në dy shkolla për pozicionin e drejtorit.
Por kjo nuk ndodhi, pasi Aida Zekja u justifikua me raporte shëndetësore. Pas transmetimit të “Stop” ZVA Tiranë konfirmon se Më 28 Janar 2025 u hap konkursi për pozicionin e drejtorit në shkollën “Kongresi i Lushnjes”.