Ferruni tha se projekti ka lidhje me një të ngjashëm në Korçë, të cilin qeveria e ka anuluar dhe më pas ka fituar gjyqin me një kompani austriake.
“Ka një precedent të çuditshëm. Ishte parashikuar një TEC për t’u bërë në Korçë. Qeveria e rrëzoi këtë koncesion dhe investitori kaloi në gjyq ndërkombëtar. Arsyeja pse u rrëzua ishte emetimi shumë i madh i gazeve serrë. Ky emetonte gazet serrë, që bie ndesh me detyrimet ligjore që ka shteti ligjor. Po tani, si ka mundësi që ti këtë investim e heq nga Korça dhe e çon në Roskovec. Pra, ia heq austriakut dhe ia jep Bashkim Ulajt. Kompania hodhi në gjyq shtetin shqiptar dhe shteti shqiptar fitoi. Ky vendim ka dalë në qershor të vitit të kaluar dhe ky ishte një sukses i madh i Avokaturës së Shtetit. Por nuk u përmend fare. U përmend pasi doli vendimi në korrik për ndërtimin e TEC. Pra, skenari është i qartë, nuk miratojmë TEC e Korçës se duhet t’ia japim një tjetri”.
Ferruni shtoi se ndërsa numri i impianteve që djegin fosile sa vjen e reduktohet nëpër botë, në Shqipëri ndodh e kundërta. Ai u bëri thirrje banorëve të Roskovecit të organizohen për të ndalur progresin e këtij projekti.