Ky turne prestigjioz do të mbahet në qershor të vitit 2027, me 16 skuadra pjesëmarrëse, ku do të garojnë disa nga talentet më të mëdha të futbollit europian. Ndeshja hapëse do të luhet në Beograd, ndërsa finalja e madhe është planifikuar në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.
Në Shqipëri, ndeshjet do të zhvillohen në:
Arena Kombëtare, Tiranë (Finalja)
Loro Boriçi, Shkodër
Elbasan Arena, Elbasan
Arena Egnatia, Rrogozhinë
Ky është një moment historik për futbollin shqiptar dhe një mundësi e jashtëzakonshme për promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare.